A E DINI PSE FLAMURI I BARDHË ËSHTË SIMBOL I DORËZIMIT

611
0
SHPËRNDAJE

Bartja e mesazheve përmes shenjave

Jemi rritur duke shikuar filma të ndryshëm ku pas çdo humbjeje është ngritur një pelhurë e bardhë në shenjë dorëzimi pra, të dorëzohesh do të thotë t’i hedhesh armët dhe të bësh paqe.

Por, pse dhe si ka mbetur kjo simbolikë?! Është e lehtë nëse e analizojmë në bazë të domethënies së ngjyrës, pasi që ngjyra e bardhë zakonisht simbolizon paqe, e për disa kultura edhe vdekje kjo varet në çfarë mënyre e përdor, shkruan rtv21.tv.

Flamuri i bardhë daton para lindjes së Krishtit, kur ushtarët kanë përdorur flamuj të bardhë si domethënës të dorëzimit. Dijetari i lashtë romak Livi përshkroi një anije kartagjenase të dekoruar me lesh të bardhë dhe degë ulliri, si simbol i bisedimeve gjatë Luftës së Dytë.

Më vonë flamujt e bardhë u përdor si pjesë e dorëzimit të forcave italiane gjatë Luftës së Dytë të Kremonës.

Shumica e historianëve besojnë se flamujt e bardhë u përdorën pasi dalloheshin me lehtësi gjatë trazirave të betejave. Përderisa pëlhura e bardhë ishte e zakonshme në botën antike, gjithashtu flamuri i bardhë u përdor edhe në konfliktet perëndimore, por provat tregojnë se u përdor edhe në Kinë gjatë dinastisë Lindore Han, në shekullin e tretë.

Ngjyra e bardhë është lidhur me vdekjen dhe zinë prej kohësh në Kinë, prandaj ushtarët atje mund ta kenë përdorur flamurin e bardhë për të treguar dorëzimin për humbjen.

Në disa histori të mëvonshme, flamuri i bardhë është bërë një simbol i njohur ndërkombëtarisht jo vetëm për dorëzimin por edhe për dëshirën për të nisur armëpushime dhe për të kryer bisedime gjatë betejës./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU