LËNGU I QERSHISË ILAÇ PËR TENSIONIN

357
0
SHPËRNDAJE

Sipas studimeve lëngu i qershisë ul tensioni dhe largon sëmundjet e zemrës

Një studim i Universitetit të Northumbrias në Angli ka dalë në përfundimin se lëngu i qershisë është shumë efektiv në uljen e tensionit të gjakut dhe largimin e sëmundjeve të zemrës.

Sipas ekspertëve, rreth 60 mililitra lëng qershie në ditë ul me 7% tensionin dhe me 38% rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Në studim u përfshinë 15 persona që ishin në fazat e para të tensionit të lartë.

Atyre iu dhanë çdo ditë nga 60 ml lëng qershie të holluar me ujë dhe u vu re një rënie e lehtë e tensionit mesatar, përcjell GSh.

Këtë efekt e shkakton prezenca e acideve fenolike që ndodhen në lëngun e qershisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU