SUHAREKË, PLAGOSEN 3 FEMRA NË DASMË

443
0
SHPËRNDAJE

Në Tërnje të Suharekës u plagosen 3 femra dhe u bastisën katër shtëpi

Policia njofton se mbrëmë në një dasmë në fshatin Tërnje të Suharekës nga të shtënat e pa kontrolluara nga armët e zjarrit janë plagosur tri femra.

Sipas njoftimit, viktimat janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal  në Prizren për trajtim mjekësor dhe pas dhënies së ndihmës, njëra nga viktimat është përcjell në QKUK në Prishtinë.

Sipas njoftimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetime, me ç’rast ka kryer bastisje në katër shtëpi ku janë gjetur dhe sekuestruar: Një kallashnikov i prodhimit jugosllav me numër serik 207588, një pistoletë “Ekol Firat”,  dhjetë fishekë të kalibrit 9mm, një fishek i revolverit, një gëzhojë e kalibrit 9mm, gjashtë gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një karikator i AK-47, një karikator i pistoletës.

Policia njofton se gjatë hetimeve janë arrestuar dy meshkuj në cilësi të personave të dyshuar për të cilët dyshohen se kanë konsumuar elemente të disa veprave penale. ”Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe më pas është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor”, bëhet e ditur më tutje në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bën apel që të mos përdorën armët e zjarrit në asnjë mënyrë e posaçërisht në dasma dhe ahengje familjare, sepse ekziston rrezik permanent për lëndime trupore dhe humbje të jetëve të njerëzve./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU