FILMI MBI JETËN E BRUCE LEE-S PO VJEN

394
0
SHPËRNDAJE

“Birth of the Dragon” apo Lindja e Dragoit është filmi kushtuar jetës së luftëtarit legjendar Bruce Lee

Filmi tregon historinë e një Bruce Lee-je të ri, që në vitin 1965 sfidon mjeshtrin e kung fu-së Wong Jack Man në dyluftim.

Filmi i regjisorit George Nolfi nuk përmban shumë aktorë të njohur, por megjithatë mjaft të talentuar e të aftë në artet marciale, shkruan tv21.tv.

Filmi është në gjuhën angleze, dhe për herë të parë u shfaq në festivalin e filmit ndërkombëtar në Toronto, mirëpo shfaqjen për publikun do ta bëjë me 25 gusht të këtij viti.

Megjithëse kritikat nuk kanë qenë aq të kënaqshme për filmin, presim që të jetë një realizim i kënaqshëm për një histori mjaft mbresëlënëse./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU