“DAIMLER” TËRHEQ TRE MILIONË MAKINA ME NAFTË

559
0
SHPËRNDAJE

‘Daimler’ ka vendosur tashmë të tërheqë vullnetarisht më shumë se tre milionë automjete “Mercedes-Benz”

Prodhuesi gjerman i makinave “Daimler”, i dyshuar për fshehje të ndotjes, njoftoi sot se tërheq më shumë se tre milionë makina me naftë të markës ”Mercedes-Benz” në Evropë.

“Për të përmirësuar me efikasitet nivelin e emetimeve të gazit të shumë modeleve, ‘Daimler’ ka vendosur tashmë të tërheqë vullnetarisht më shumë se tre milionë automjete ‘Mercedes-Benz”, theksoi në një komunikatë “Daimler”.

Sipas medias gjermane prodhuesi i makinave “Daimler” kishte manipuluar dy tipe motorësh për t’i bërë të dukeshin më pak ndotës gjatë kontrolleve, në një nismë të ngjashme me bashkëpatriotin e tij “Volkswagen” dhe që mund të përfshijë një milion automjete.

“Kompania në Shtutgart, që prej një dekade, nga viti 2008 në 2016, kishte shitur në Evropë dhe SHBA automjete me një nivel emtimesh ndotjeje të lartë dhe të paautorizuar”, shkruante në editorialin e saj e përditshmja “Suddeutsche Zeitung”, që ka bashkëpunuar me stacionet rajonale NDR dhe WDR.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU