PSZH i dërgon ofertë Interit për Eriksenin

TË FUNDIT

Nuk është thjeshtë një ide, por një ofertë konkrete raportohet se Paris-Saint-Germain ia ka paraqitur Interit për Christian Eriksen para pak ditësh.

Drejtori sportiv i klubit francez Leonardo ka kontaktuar me agjentin e reprezentuesit nga Danimarka Martin Shoots për të kuptuar mundësinë e realizimit të operacionit.

Interesimi i gjigantit francez ka ardhur pasi Eriksen nuk po tregohet shumë vendimtar në skemat e Antonio Contes dhe në mesfushën zi-kaltër të stërngarkuar me lojtarë cilësorë, Eriksen mund të pranojë të ndryshojë ambient.

Ai erdhi në “Giuseppe Meazza” nga Tottenhami si transfer i lirë.