VDIQ PUBLICISTI QANI MEHMEDI

653
0
SHPËRNDAJE

Varrimi i të ndjerit bëhet në ora 18:00

Pas një sëmundje të rëndë në moshën 64 mbrëmë ka vdekur gazetari dhe publicisti i njohur, Qani Mehmedi.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 18:00 në vendlindjen e tij Drogomisht i Vogël në Kërçovë të Maqedonisë.

Ndërsa, nderimet për të ndjerin do të zhvillohen nga 19-20 korrik në vendlindje kurse më 21 dhe 22 korrik në Prishtinë.

Lajmin për vdekjen e publicistit Qani Mehmedit e bër të  ditur vajza e tij Besiana Mehmedi.

“Miq dhe dashamirë! Me dhimbje të thellë u njoftojmë që mbrëmë u nda fizikisht nga ne më i dashuri -babai, bashkëshorti, familjari i cili ishte udhërrëfyesi ynë në jetë, miku juaj dhe njeriu i medias shqiptare dhe publicisti Qani Mehemdi”, ka shkruar ajo./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU