“KËNGËT E REJA T’I KËNDOJMË, POR TË VJETRAT MOS T’I HARROJMË”

435
0
SHPËRNDAJE

Xeni vjen së shpejti edhe me dy projekte të reja

Këngëtari i mirënjohur Shkëlzen Jetishi i njohur si Xeni në emision “21 gradë” në RTV 21 tregoi informacione të shumta për jetën profesionale dhe atë private.

Ai tha se ka qenë shumë i ngarkuar këtë vit me projekte por ka veçuar këngën “Ti këndoj këngët e reja por të vjetrat mos ti harrojmë” ku ka bashkëpunuar me këngëtarët :Ismet Peja, Edi Furra , Alban Shehu, Ismet Pogujveci,Muhamet Sejdiu etj.

Këngëtari ka thënë se edhe brezat e rinj do ta përcjellin këtë rrugë dhe në të ardhmën do ta ftojnë atë.

Xeni gjithashtu ka thënë se është në përfundim edhe të dy projekteve tjera që gjithashtu janë bashkëpunime. Ai bëri të ditur se njërin bashkëpunim e ka me të birin e tij Korab Jetishin dhe tjetrin me këngëtaren Vjollca Haxhiu.

 

Ndryshe “Hileqare” është kënga e fundit e Xenit e publikuar disa muaj më parë./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU