Filipçe u takua me Bërnz: SHBA-ja është partneri ynë strategjik në përforcimin e sistemit shëndetësor

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u takua sot me ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kejt Mari Bërnz, duke e falënderuar atë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe trajtimin me sukses të koronavirusit në vendin tonë.

“SHBA-ja kontribuon seriozisht në përforcimin e sistemit tonë të kujdesit shëndetësor. Falënderime të veçanta për ambasadoren Kejt Mari Bërnz për angazhimin e saj vetëmohues që nga fillimi i krizës, kur ne morëm ndihmë të jashtëzakonshme, së pari në pajisje mbrojtëse, materiale dhe më pas në pajisje mjekësore për Klinikën e Sëmundjeve Infektive, Institutin e Shëndetit Publik dhe pajisjet mbrojtëse specifike për Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrisë”, theksoi ministri Filipçe pas takimit.

Me mbështetjen e Ambasadës të SHBA-s, Instituti i Shëndetit Publik u bë me Kabinet të nivelit 3 të biosigurisë me vlerë prej 500.000 dollarëve, si dhe pajisje për ISHP-në me teste dhe centrifugë me vlerë për 12.000 dollarëve, e cila do të rrisë kapacitetin për testimi të Institutit për 10 deri në 15 për qind. Falë rinovimit të plotë të asistuar nga Ambasada e SHBA-së, për herë të parë në vendin tonë kemi Kabinet me nivelin e biosigurisë 3. Ky është tjetër përforcim dhe hap tjetër përpara në cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe avancimin e teknologjisë në punë, sipas standardeve më të fundit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në fillim të koronavirusit, Ambasada e SHBA-së dhuroi më shumë se 1 milion dollarë pajisje mbrojtëse mjekësore (maska, veshje dhe pajisje të tjera mbrojtëse) për mjekët, epidemiologët dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Institutin e Shëndetit Publik, të cilat janë mbrojtja e parë e vendit kundër epidemisë.

Gjithashtu, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së, Klinika e Neurologjisë është rinovuar plotësisht në periudhën e kaluar, dhe bllok plotësisht i ri është ndërtuar në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar. Aktivitetet ndërtimore të Klinikës për Kirurgji Maksilofaciale janë në proces, si dhe rindërtimi i Klinikës për Hematologji, thuhet në kumtesë./MIA