Esmerov: Dorëheqja e Mickoskit pas 4 proceseve zgjedhore të humbura është e pashmangshme

TË FUNDIT

Igor Esmerov nga VMRO-DPMNE në emisionin “10Minuta” në TV21, deklaroi se dorëheqja e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas katër proceseve zgjedhore nga ana e tij është e pashmangshme.

“Dorëheqja e Hristijan Mickoski pas katër proceseve zgjedhore të humbura është e pashmangshme. Më shumë gjasa, sipas deklaratave të tij të fundit, nuk funksionon kapaciteti demokratik. Tani është një situatë në të cilën në një farë mënyre VMRO-DPMNE merr pjesë në Qeveri me një ministri, përkatësisht Ministrinë e Opozitës”, tha Esmerov.

Ai tha se Hristijan Mickoski mundet lirisht ta thirrin joformalisht ministër i opozitës në Qeverinë e LSDM-së.  

“Ka një buxhet më të madh nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ka shofer personal, 100 të punësuar. Unë nuk shoh ndonjë arsye, që për arsye fitimprurëse të hyjë në politikë dhe pas katër debaklesh të mos japë dorëheqje”, deklaroi Esmerov.