MERITA HALILI RIKTHEHET ME KONCERT

431
0
SHPËRNDAJE

Mbrëmë Merita Halili mbajti koncert në sheshin “Skënderbej”

Merita Halili pati një rikthim me emocione të forta në ansamblin shtetëror të këngëve dhe të valleve, aty ku ka nisur karriera e saj shumë vite më parë, dhe për më shumë, në ditëlindjen e saj.
Ajo këndoi në një koncert të hapur për publikun në sheshin “Skënderbej”, mbrëmjen e së premtes, repertorin e saj me këngët e Shqipërisë së Mesme dhe ato që ajo i ka realizuar me ansamblin shtetëror të këngëve dhe valleve popullore.

“Një rikthim i pabesueshëm që sonte të gjindem në sheshin e Tiranës që ështëe zbukuruar kaq shumë dhe është një kënaqësi më shumë, që sot në ditëlindjen time unë këndoj në tiranë.Gjithmonë më ka vlerësuar populli, dhe unë e vlerësoj shumë dhe prandaj jam shumë afër me popullin”, rrëfen Halili.

Ajo dhe bashkëshorti i saj zhvillojnë aktivitetin prej shumë kohësh në SHBA, duke kënduar në skenat më të rëndësishme për publikun shqiptar dhe amerikan dhe në kthim e presin dy koncerte të rëndësishme.
“Kemi dy koncerte shumë të rëndësishme. Njëri është në në gjashtë gusht, e kanë titulluar “ Prej Tiranë deri në Tashkent. Tashkent është kryeqytetu i Uzbekistanit dhe përfshin një hapësirë gjeografike kukturore muzikore. Koncerti i dytë është në 29 tetor në Symponhy Space në Brodëay në Manhattan”, deklaroi kompozitori Raif Hyseni.

Ata kanë katër vite që kanë themeluar në “Montclair State University” Katedrën e Parë të Muzikës Shqipe për studentët e Nevv Jersey, të cilët kanë mundëi tani të mësojnë edhe ritmet tona përveç muzikës klasike dhe jazz.
“Unë mendoj që amerikanët e vlerësojnë shumë folkun, sepse është dicka e vjetër që vjen nga një vend i vjetër në Ballkan”, tha Halili.
Koncerti i së premtes ishte përmbyllësi i këtij sezoni për Ansambin e këngëve dhe Valleve Popullore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU