5 VJEÇARI SHQIPTAR BËHET PJESË E ORGANIZATËS BOTËRORE TË GJENIVE

552
0
SHPËRNDAJE

Dionisi është shqiptari i parë që ka marrë pjesë në kompeticion të tillë

Vogëlushi shqiptar Dionis Senjo është djali i vogël nga Tirana që ka rënë në sy për talentin e tij të veçantë.

Ai vlerësohet se ka një inteligjencë të lartë dhe se pikërisht për këtë gjë është pranuar në Organizatën Botërore të Gjenive. Dionisi është 5 vjeç dhe se ka dije të mira në fusha të tilla si astronomia, matematika, gjeografia, kimia, anatomia, biologjia dhe gjuhët e huaja. Pasi i është nënshtruar një testi të inteligjencës, ai u pranua në Organizatën Botërore të Gjenive. Këtë gjë Dionisi i vogël e ka postuar edhe në rrjetin social “Facebook”.

Dionisi është shqiptari i parë që ka marrë pjesë në kompeticion të tillë. Ai ka lexuar deri tani 700 libra dhe se arrin të gatuajë mjaft mirë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU