NJË NDËR LIBRARITË MË TË BUKURA NË BOTË, MAHNITËSE!

450
0
SHPËRNDAJE

Libraria “Lello” gjendet në Porto

Libraria “Lello” , është një kryvepër e artit modern dhe gjendet në qendër të Portos, në Portugali ajo është e hapur për vizitorë të ndryshëm të cilët mbesin të mahnitur nga kjo librari.

Në qendër të librarisë ndodhen shkallët e bukura lakore që dominojnë gjithë hapesirën, ndërsa tavani i saj është i zbukuruar me xhama shumëngjyrësh. Kjo librari është dizajnuar në vitin 1906 nga inxhinieri Francisco Xavier Esteves. Shkallët e kësaj librarie edhe sot mahnisin arkitektët dhe dizajnerët botëror.

Kjo ndërtesë në fakt, është libraria e dytë më e vjetër në Portugali, ndërsa shpesh është zgjedhur si një prej tri librarive më të bukura në botë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU