MERCEDES VJEN EDHE NË VERSIONIN PICK-UP

956
0
SHPËRNDAJE

Pas Audi, e cila në korrik do të prezantojë për publikun modelin e ri A8, edhe Mercedes këtë muaj do të gëzojë adhuruesit e automobilave me modelin e ri serik – klasa X

Në tetor 2016, prodhuesi gjerman ka paraqitur konceptin e automjetit të tij zyrtar pick-up dhe atë në dy versione të stilit, ndërsa së shpejti do të shohim edhe klasën X.

Në prag të premierës më 18 korrik, Mercedes publikoi “teaser” e videos për modelin e ri, i cili hap kapitullin e ri në historinë e tij.

Në Mercedes thonë se klasa X kombinon karakteristikat e terrenit dhe automjeteve luksoze, ndërsa do të prodhohet në fabrikën e Nissan në Barcelonë, si dhe në fabrikën e Reanult në Kordoba, në Argjentinë.

Pritet që automjeti i ri Mercedesit të jetë njësi motorike me katër cilindra dhe gjashtë cilindra dhe Mercedes për klasën X ka zhvilluar edhe variantin special të motorit 4Matic.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU