SOT HUAMARRJE, NESËR SHLYERJE TË BORXHIT, VMRO-DPMNE AKUZON QEVERINË PËR PUNË JOEFIKASE

1030
0
SHPËRNDAJE

Ministria e Financave sot mori huamarrje mbi 20 milionë euro. Si sqarim për këtë borxh theksohet nevoja për shlyerjen e borxhit të vjetër ditën e nesërme. Nga Ministria e Financave sqarojnë se paratë janë siguruar me kamatë të ulët. Qëllimi i këtyre huamarrjeve është të sigurohen mjete për financimin e deficitit me shkallë më të ulët të kamatës. Nga kësaj reaguan nga VMRO-DPMNE të cilët thotë se Qeveria huazon më shumë sesa nevojitet dhe pyesin publikisht se ku do të shpenzohen paratë nga huamarrja e sotme.

“Ministria e Financave në ankandin e sotëm të letrave me vlerë mori hua 27.2 milionë euro, ndërsa nesër do të kthejë vetëm 7.8 milionë euro borxh. Ministri Tevdvski shpejtoi të arsyetohet, por megjithatë mbetet dilema se për çfarë arsye LSDM vendosi të tërheqë 3 milionë euro më shumë nga ajo sa figuronte në prospekt”, u shpreh Liljana Kuzmanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU