PROJEKTI NUK PËRPUTHET ME TERRENIN, GABIME NË NDËRTIMIN E AUTOSTRADAVE  

494
0
SHPËRNDAJE

Ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski deklaroi se ka shumë probleme në ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë si dhe rrugës Miladinovci-Shtip. Dokumentacioni i projektit siç thuhet në raportin e NP për rrugë shtetërore, nuk është në përputhje me terrenin, deklaroi Sugarevski.

“Ato probleme më së shumti kanë të bëjnë me dokumentacionin e projekteve pasi që të njëjtat nuk janë në përputhje me atë që ndodh në teren. Kemi jo stabilitet në kthesa, kemi një numër të madh të objekteve të cilat duhet të dislokohen, flas për objekte elektro-energjetike. Kemi probleme në lidhje me shpronësim. Po bëjmë gjithçka që është mundemi  që të kalojmë disa nga këto probleme, që ngecja e cila u shfaq, në fakt ulja e intensitetit të punës të rritet”, u shpreh Goran Sugarevski, Ministër i transportit dhe lidhjeve.

Sugarevski tha se Qeveria dhe Ministria përkatëse po bëjnë gjithçka që munden që të ritet intenziteti i punës, që sa të jetë e mundur të respektohen afatet kohore edhe pse disa prej tyre veq më janë shkelur, siç është rasti me autostradën Miladinovci-Shtip, që duhej të kishin mbaruar deri më 1 maj të këtij viti. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukovski në konferencën e sotme për shtyp nuk deshi të flasë në lidhje me problemet me ndërtimin e autostradave dhe na udhëzoi që të drejtohemi tek partia e tij. Por edhe prej atje nuk u përgjigjën në pyetjet  tona të cilat i dërguam nëpërmes postës elektronike.

“Konferenca e sotme për shtyp ka të bëjë më një temë tjetër. Kur të kemi temë që ka të bëjë në lidhje me këtë që po flisni ju, atëherë mund të më pyetni. Tani po flasim për diçka tjetër”, tha Krsto Jovanovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Sot një grup prej 144 punëtorëve nga Maqedonia të angazhuar nga firma-kontraktore në ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë sot protestuan para në vendin e ndërtimit për pasi që siç thonë ata u është vonuar paga dhe se punëdhënësi nuk është përmbajtur në kontratën e nënshkruar paraprakisht. Punëdhënësi  së pari u ka premtuar se me 16 qershor do tu jepen dy rrogat e vonuara pastaj u ka thënë se këtë do ta bëjë me datën e 21 qershorit dhe në fund afatin ua ka shtyrë për më datën e 23 të këtij muaji. Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë me protesta deri kur tu jepen të gjitha rrogat duke kërkuar nga SPB- Ohër që tu mundësohen kushte për bllokim të rrugës në magjistralen Ohër-Kërçovë.

Përgatiti: Miradie Hasani

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU