Pas kryerjes së detyrave zyrtare dje në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup është sulmuar një nëpunës policor, njofton MPB-ja.
“Më 15.09.2020 në ora 02:40 në bulevardin ‘Aradhat partizane’ në Shkup, nëpunës policor nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria personin B.F (41) nga Shkupi pasi fizikisht ka sulmuar nëpunësin policor i cili ka kryer detyrat zyrtare”, theksohet në buletinin e policisë.
B.F është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes kundër tij do të ngritët parashtresë adekuate./MIA