Për 24 orë 7 viktima nga Covid-19 , 163 raste të reja dhe 132 pacientë të shëruar

TË FUNDIT

Brenda 24 orëve humbin jetën 7 pacientë nga koronavirusi, informojnë nga ministria e Shëndetësisë. Viktimat janë të moshës 80, dy të moshës 70 vjeçare, 78, 77, 72 dhe 44 vjeç

Gjithashtu nga Shëndetësia informojnë se nga 1721 teste të realizuara brenda 24 orëve, janë regjistruar 163 raste të reja me koronavirus. Sipas raportit më së shumti raste kemi në Shkup, Strumicë, Kumanovë dhe Tetovë.

Në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 132 pacientë të shëruar nga koronavirus. .

Bilanci i të infektuarve në vend shkon në 16.088, numri i pacientëve të shëruar 13.550 ndërsa numri i viktimave ka arritur në 668. Raste aktive në vendin tonë janë 1870./TV21