MERCEDES NDËRTON FABRIKË NË RUSI

549
0
SHPËRNDAJE

I gjithë kompleksi do të ngritët në sipërfaqe prej rreth  85 hektarë

Kompania Daimler, në pronësi të të cilës gjendet brendi Mercedes, ka nisur ndërtimin e fabrikës për prodhim në vlerë 250 milionë euro, në të cilën do të punësohen 1.000 punonjës.

Vendosja e gurthemelit është bërë në afërsi të Moskës, me çka edhe u shënua nisja e punimeve në fabrikën “Moskovja”, ndërsa i gjithë kompleksi do të ngritët në sipërfaqe prej rreth  85 hektarë.

Investimet e prodhuesit gjermane të automobilave do të jetë katër miliardë euro, ndërsa automjetet e para do të prodhohen në vitin 2019.

Në këtë fabrikë do të prodhohen modelet Mercedes E, GLC, GLE dhe GLS. Të gjitha automjetet janë të dedikuara për tregun rus.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU