Trajnime për integritet dhe mbrojtje nga korrupsioni në sektorin e biznesit

TË FUNDIT

Një seri trajnimesh të specializuara interneti për integritet dhe mbrojtje nga korrupsioni, të destinuara për të gjitha kompanitë që dëshirojnë të vendosin programe dhe praktika për parandalimin e korrupsionit, menaxhim etik dhe harmonizim me rregulloren, organizohen nga Qendra për komunikime civile Konekt dhe Shoqata e këshilltarëve të taksave.

Pjesëmarrësit nga kompanitë, sipas organizatorëve, do të kenë akses në burimet globale të praktikave më të mira dhe shërbimet mbështetëse të dizajnuara posaçërisht për t’i ndihmuar ata të identifikojnë dhe heqin praktikat e mundshme të korrupsionit nga puna e tyre.

Trajnimet kryhen nga trajnerë të njohur nga kompani nga Maqedonia e Veriut dhe do të mbahen në dy seanca online – të enjten dhe të premten nga ora 10:00 deri në 13:00.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në www.bezkorupcija.mk.

Trajnimi zhvillohet në kuadër të projektit “Përforcimi i integritetit dhe reduktimi i korrupsionit në sektorin e biznesit publik dhe privat” financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra për komunikime civile (QKC), Konekt dhe Shoqata e këshilltarëve të taksave. sn/