GARË NDËRKOMBËTARE NË KOREOGRAFIN “X-DANCE” 2017

979
0
SHPËRNDAJE

Gara ndërkombëtare në koreografi “Iks dens 2017”, që sonte do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë në Shkup, e feston vallëzimin në të gjitha format, nga baleti klasik, modern, latin, shou-dens dhe vallëzime moderne deri në folklor dhe vallëzime popullore-skenike.

Kjo garë ndërkombëtare me koreografi do të ketë pjesëmarrës nga Maqedonia, Rusia, Kroacia, Japonia, Kazakistani, Australia, Malta dhe nga Ukraina.

Garojnë valltarë prej të gjitha grupmoshave në disiplina të ndryshme vallëzimi. Pjesëmarrësi më i mirë sipas jurisë ndërkombëtare do të fitojë shpërblim në para “gran pri” prej 1.000 dollarë dhe perla origjinale Ohri nga familja Filevi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU