(VIDEO) “VËLLEZËRIT MANAKI” RREZIK TË MOS MBAHET, KËRKOHET ZGJIDHJE NGA MINISTRI I RI ALLAGJOZOVSKI

1130
0
SHPËRNDAJE

Drejtori i festivalit të filmit për kamera filmike “Vëllezërit Manaki”, Bllagoja Kunovski – Dore theksoi se është e paqartë se a do të mbahet edicioni i 38-të i këtij festivali. Ai gishtin e drejton tek Agjencia për Film, e cila nuk i ka dhënë përgjigje aplikimit të tyre për të mbështetur festivalin. Kunovski thotë se Shoqata e tyre për Punonjësit e Filmit është organizatore e festivalit.  Sipas tij, edicioni i këtij viti është me rëndësi të madhe pasi që çmimi do ti ndahet kinematografit të mirënjohur botëror, Xhusepe Pepino Rotuno.

“Ne duam që çmimin të ia japim kinematografit më të madh botëror Gjusepe Pepino Rotuno. Ai është person i cili i ka xhiruar veprat më të rëndësishme të  Federiko Felinit, i ka xhiruar veprat e Viskontit. Ai në kinematografinë italiane  ka treguar potencialin gjenial të tij,  ashtu që pas tij vrapuan edhe personalitete të rëndësishëm nga Amerika që ta shfrytëzojnë fuqinë  dhe kreativitetin e tij”, tha Kunovski.

Kryetari i Shoqatës së Punonjësve të Filmit zgjidhjen e sheh tek ministri i ri i Kulturës.

“Do të doja që të apeloj deri te ministri i ri për kulturë, Robert Allagjozovski të angazhohet për zgjedhjen e këtij problemi, për shkak se me agjencinë për film nuk mundemi të komunikojmë assesi dhe tu shpjegojmë se festivali përgatitet shumë më herët nga ajo që ata mendojnë që duhet të na lejojnë që ta bëjmë këtë gjë”, tha Robert Naskov, Kryetar i Shoqatës së Punëtorëve të Filmit.

Sipas tij, nëse ministria nuk jep përgjigje pozitive për ti dhënë të drejtën atyre për festivalin, atëherë ai vështirë se do të mbahet. Problemi ka lindur pasi që për këtë festival është paraqitur organizator i ri, i cili gjithashtu thotë se ka të drejtën e organizimin të këtij festivali. Por nga Shoqata e Punonjësve të filmit thonë se ata janë themeluesit dhe organizatorët.

Ata theksojnë se janë në pritje të ndarjes së çmimit “Kamera e Artë 300” për drejtorin e njohur të fotografisë Xhuzepe Rotuno, që njihet për dhënien e vulës për veprat e kameramanit Federiko Fellini për filmat “Amakord2, “Kazanova” dhe filma të tjerë. Festivali do të mbahet në shtator, por nuk do të jetë pjesëmarrës fituesi i çmimit për shkak të pamundësisë për të ardhur për shkak të moshës 94 vjeçare.

Përgatiti: Vildane Ademi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU