Bujar Osmani: Ali Ahmeti në Gjykatën Speciale të Kosovës është ftuar si dëshmitar!

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, sot pasi që i ndërruan resorët me Nikolla Dimitrov nga gazetarët u pyet edhe për thirrjen e Ahmetit nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë.

Osmani tha se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga Gjykata Speciale e Kosovës është ftuar si dëshmitar.

Kryetari i BDI-së, një muaj më parë për TV21 konfirmoi se është thirrur nga Gjykata Speciale dhe se do të shkojë të dëshmojë.

Ahmeti pritet që nesër më 02 shtator dhe pasnesër 03 shtator të dëshmojë në Gjykatën Speciale të Kosovës.