PROFESIONET QË JU MUNDËSOJNË TË UDHËTONI NËPËR BOTË

674
0
SHPËRNDAJE

Një listë me punët që ju japin mundësinë të udhëtoni

Të udhëtosh nëpër botë, të përjetosh të gjitha llojet e pamjeve të reja, tingujt, ushqimet, kultura te ndryshme…Dhe të paguhesh për të përjetuar të gjithë këtë?

Nëse besoni se i keni aftësitë e duhura dhe dëshirën për të udhëtuar dhe për të zbuluar vende të reja, përdorini këto aftësi për të fituar para ndërsa udhëtoni jashtë vendit. Ju duhet vetëm të përzgjidhni punën e duhur.

Më poshtë po ju sjellim një listë me punët që ju japin mundësinë të udhëtoni nëpër botë.

Guidë turistike: Ju do të mund të takoni kaq shumë njerëz nga e gjithë bota të cilët do t’ju ndihmojnë të krijoni përvoja të paharrueshme në grup. Ka kompani udhëtimi të panumërta që operojnë në çdo cep të globit. Vendimi më i vështirë është të vendosni se ku dëshironi të punoni.

Stjuardesë: shoqëruesit e fluturimit shkojnë nga një qytet në tjetrin, dhe shpesh qëndrojnë disa ditë në një nga qytet e rastit përpara se ata të udhëtojnë përsëri për një destinacion tjetër.

Të punosh në një anije turistike (Crociere): Gjithashtu edhe punonjësve të anijeve turistike iu ndodh të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme të botës dhe të qëndrojnë disa ditë në vende të ndryshme ku mund të përfitojnë vizita të shkurtra në zbulimin e kulturave të reja.

Të punoni si baby-sitter jashtë shtetit: Kompani të shumta internacionale punësimi ju japin mundësinë të punoni si “baby-sitter” (dado fëmijësh) në vende të ndryshme të botës.

Të punosh në një kompani internacionale: Është mundësia e lartë për të dalë më shumë se disa herë në vit jashtë shtetit për punë të ndryshme të kompanisë tuaj po kjo nuk do të thotë që s’do të keni kohë për të shëtitur dhe për të pasur pak kohë për veten tuaj.

Të bësh biznes online: Biznesi online ju jep mundësinë e zgjerimit dhe reklamimit të tij nëpërmjet panaireve të mëdha që organizohen në vende të ndryshme të botës.

Të jesh freelancer: Ju mund ta koordinoni vetë punën tuaj dhe në të njëjtën kohë të vizitoni vende të ndryshme të botës.

Koordinatore eventesh: Nëse dëshironi të jeni një koordinatore eventesh e afirmuar atëherë patjetër që duhet të udhëtoni në vende të ndryshme.

Arkeolog: Gjithmonë në kërkim të zbulimeve të reja arkeologjike, ju lejon jo vetëm të zbuloni qytetërime të vjetra, por edhe të reja…

Përkthyese: Kompani të ndryshme të mëdha dhe sidomos kompanitë që kanë partnerë të huaj ose që bashkëpunojnë me kompani të huaja do t’ju japin gjithmonë mundësinë për të udhëtuar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU