SANCHEZ QËNDRON TEK ARSENALI

889
0
SHPËRNDAJE

Sulmuesi do të jetë pjesë e ‘Topçinjve’ edhe për një vit

Futbollisti Alexis Sanchez me shumë gjasë nuk do të largohet nga Arsenal gjatë afatit kalimtar të verës.

Përkundër raportimeve të shumta se kiliani do t’i thotë lamtumirë Arsenalit në fund të sezonit, burime të afërta me lojtarin njoftojnë se ai nuk e mendon të ardhmen e tij të lidhur me Topcinjtë, si edhe destinacionet e mundshme për të.

Por sulmuesi duket se ka vendosur që të jetë pjesë e skuadrës nga Emirates, pas vendimit për ristrukturim të skuadrës nga Arsene Wenger ani pse vështirë se Arsenali do t’ia dalë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU