RISITË TAKIMEVE LETRARE NDËRKOMBËTARE “AZEM SHKRELIT”

1187
0
SHPËRNDAJE

Javën e ardhshme përkatësisht me datat 23 dhe 24 maj do të mbahen Takimet Letrare Ndërkombëtare “Azem Shkrelit”

Sivjet mbushen 15 vite prej kur mbahet ky eveniment letrar. Kurse për të folur rreth organizmit të takimit, në studion e programit të mëngjesit në RTV21 ishte i ftuar Aver Husaj.  Ai ka folur edhe për fillimet “Takimet Letrare Ndërkombëtare “Azem Shkrelit”, ku ka thënë se kanë filluar me një projekt lokal të pejës e që gradualisht është rritur. “Ka qenë e jona që ta heqim Azemin nga lokalizmat, ta heqim mas pari nga Shkreli nga Peja, nga Kosova për ta dërguar më lart, ku e ka vendin”, ka thënë ai

Ky vit është edhe 20 vjetori i vdekjes së poetit Azem Shkreli. Husaj ka treguar se Këtë vit e fillojbë si zakonisht me çmimin “Bulëzat” me që rast do të mbahet një orë letrare për fillestarë.
Gjatë kësaj ore sipas Husajt përveç leximit të poezive të poetëve të rinj do të lexohen poezi edhe të poetëve të mëmdhenj, “Jepet edhe çmimi “Bulëza”t të cilin juria veç e ka nda, këtë vit juria ka mendu që do tu jipen dy poeteshave të reja”, ka treguar Aver Husaj.

Kurse në ditën tjetër do të konkurojnë të rriturit. Husaj ka bërë të ditur që ka pasur 71 konurent. Po ashtu ka treguar se risi do të jetë pasi që nuk do të ketë juri seleksionuese

“Këtë e kemi eliminu dhe kemi venos që vet poetët ta vlerësojnë njëri tjetrit, i kemi percaktu kushtet, propozicionet, çka duhet iu kemi thënë se duhet të votohet prej 1deri në 5 pikë , pë pos poezisë së vet nuk ka pasur të drejt”, ka thënë ai duke shtuar se gjithçka është e shifruar.

Po ashtu sipas tij risi tjetër do të jetë edhe çmimi “Lirika e Azemit”, i cili do të ju ndahet pjesëmarrësve ndërkombëtar. Husaj ka theksuar se e rëndësishme është që nga këto takime marrin pjesë nga të gjitha trevat shqiptare, por që këtë vit sipas tij ka pjesëmarrës të shumtë nga Shqipëria./21Media

#LIVE #PDTM #BISEDANESTUDIO#LIVE #STUDIO #PDTM Tema: Takime letrare nderkombetare “Azem Shkreli” Mysafir:Aver Husaj

Posted by PER DITE TE MBARE – RTV21 on Friday, May 19, 2017

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU