NGECJET E EUROINTEGRIMEVE, EKSPERTËT FAJËSOJNË POLITIKANËT

512
0
SHPËRNDAJE

Maqedonia ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që mori statusin e vendit kandidat qysh në vitin 2005, ndërsa tani ka ngelur e fundit. Këtë ngecje të këtij procesi e thekson profesori i integrimeve evropiane, Ylber Sela. Ai për këtë gishtin e drejton tek politikanët e vendit, duke I konsideruar si fajtorë kryesor në planin e bllokimit të eurontegrimeve.

“Politikanët të cilët kanë qenë në pushtet në këto vite, që kur ka filluar procesi i bashkëpunimit me BE-në dhe me NATO-n nuk kanë bërë aq sa duhet nuk kanë marrë përgjegjësi dhe nuk kanë dalë mbi interesat  klanore dhe mbi interesat partiake”, tha Ylber Sela, Profesor Universitar.

Por, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Arbër Ademi është optimist, se qeveria e re që do të formohet do të përshpejtojë rrugën e integrimit.

“Qëndroj fuqishëm në pozicionin se hapi më kredibil i mundshëm i komisionit Evropian, i Këshillit Evropian dhe i gjitha vendeve anëtare të BE-së është që të konfirmojnë perspektivën evropiane të Maqedonisë duke i mundësuar vendit tonë hapjen e negociatave për aderim. Se  kur do të ndodhë kjo do të varet edhe nga Republika e Maqedonisë por edhe nga partnerët tanë në Bruksel dhe nga rezultatet që do ta shënojmë së bashku”, u shpreh Arbër Ademi, Zëvendës Kryeministër për çështje Evropiane.

Edhe ambasadori holandez, Uater Plomp vlerëson se perspektiva e Maqedonisë është në BE, ndërsa vendi duhet të fokusohet në planin e eurointegrimeve.

“Tani me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i cili mbështetet edhe nga SHBA-ja dhe nga BE-ja erdhi deri në zhvillim pozitiv të ngjarjeve dhe është koha të përqendroheni ndaj BE agjendës”, u shpreh ambasadori Holandez, Plomp.

Mesazhet e tilla janë pjesë e aktiviteteve me rastin e  “9 majit – Ditës së Evropës” që po organizohen nga zyra e BE dhe institucione e organizata të tjera.

Përgatiti: Bajram Memeti 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU