KENIA DOMINOI NË MARATONËN VIZ AIR, IVANOVSKI FITUES I GJYSMËMARATONËS

612
0
SHPËRNDAJE

Kiprotiç Kirui nga Kenia i pari e përfundoi garën maratonike në maratonën e Shkupit Viz Air. Ai, 42 kilometra i vrapoi për 2:12:59. Kjo është fitorja e tij e dytë në Shkup, dhe siç thotë, ai do të vijë këtu edhe vitin e ardhshëm.

“Jam i kënaqur me paraqitjen time në Shkup. Edhe pse nuk e theva rekordin e vitit të kaluar, shpresoj që këtë ta bëj vitin e ardhshëm. Për këtë maratonë jam përgatitur plot dy muaj, ndërsa organizimi është në nivel shumë të lartë. Shkupi më la përshtypje të shkëlqyeshme, është një qytet shumë i bukur, me njerëz të këndshëm dhe prandaj vij këtu”, tha Kiprotiç Kiriu, Fitues i maratonës së Shkupit.

Në konkurrencën e grave, përsëri dominuan atletet nga Kenia. Stela Japngetiç Barsosio pati kohën më të mirë prej dy orë. 33 minuta dhe 42 sekonda.

Fituesi i gjysmëmaratonës është garuesi ynë Dario Ivanovski i cili garën e mbaroi për 1:11:27. Ivanovski nuk është i kënaqur me paraqitjen e tij, dhe siç thotë, moti ka qenë një nga shkaqet kryesore.

“Duke marrë parasysh rezultatin e planifikuar, nuk jam i kënaqur. Vrapova i vetmuar, moti nuk ishte i mirë. Vrapova për një minutë më dobët se sa rekordi im personal, por jam i kënaqur me vendin e parë. Qëllimi im ishte që të fitojë në gjysmëmaratonën e Shkupit”, tha Dariu Ivanovski, Fitues i gjysmëmaratonës.

Në garën prej 5 kilometrave, Bogdan Cvetkovski përfundoi si fitues, ndërsa Ilija Milenkoviq dhe Goran Mojanovski e fituan vendin e dytë, gjegjësisht, vendin e tretë. Në konkurrencën e grave, Margo Bojaxhieva ishte e parë, vendin e dytë e fitoi Renata Sokollova, ndërsa vendin e tretë, Nagme Burxhuk nga Turqia.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU