DOMINIM I KENIANËVE NË “WIZZ AIR” MARATONËN E SHKUPIT

1122
0
SHPËRNDAJE

Atleti nga Kenia, Kiprotiç Kirui, viti i dytë me radhë është më i shpejti në Maratonën e Shkupit. Ai sot fitoi me kohë prej 2 orë e 12 minuta e 59 sekonda dhe ka qenë larg nga konkurrentët për piedestalin.

Bashkëkombasi i Kirut, Edvin Kipruti Kirva garën e përfundoi në vendin e 2-të me kohë prej 2 orë 16 minuta dhe 15 sekonda, ndërsa dominimin e kenianëve e ka konfirmuar Samuel Kimutai Kiptum, i cili gjithë linjën e kaloi për 2 orë 16 minuta dhe 32 sekonda.

Nga qytetarët e Maqedonisë, më mirë e plasuar është Aleksandar Kirajxhiev, i cili njëherit  është dhe fitues i kampionatit nacional në maratonë. Ai në plasmanin e përgjithshëm është i gjashti me kohë prej 2:41.38 sekonda.

Edhe në konkurrencën e grave në podiumin fitues u ngjitën tre garuese nga Kenia. Vendin e parë e ka fituar Stela Barsosio  për 2 orë 33 minuta e 42 sekonda, në vendin e dytë i pasua Salina Xhaber, ndërsa e treta ishte Gladis Bivot.

Në gjysmë-maratonën e meshkujve fitoi Dario Ivanovski para Atanas Ançevskit dhe Millosh Rançiq, të gjithë nga Maqedonia.

Në gjysmë-maratonën e grave fituese janë tre motra nga Estonia – Lejla, Lina dhe Lili Luik.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU