EVROPA ËSHTË E NEVOJSHME NË MAQEDONI! LIBRI ‘’IDEJA EVROPIANE NGA KARLI DERI TE UNIONI EVROPIAN’’

928
0
SHPËRNDAJE

Evropa është e nevojshme në Maqedoni, kështu u shpreh Radovan Vukadinoviç autor i librit ‘’Ideja Evropiane nga Karl i madh deri tek Unioni Evropian’’ në promovimin e kësaj vepre  në gjuhën shqipe. Ai tha se është një moment i ri për këtë vend dhe se Maqedonia e ka idenë Evropiane.

“Ndoshta libri është duke ardhur në një moment të përshtatshëm në Maqedoni, jeni duke i përforcuar përpjekjet tuaja për të shkuar në Bashkimin Evropian i cili gjithashtu është duke u përkujdesur për Maqedoninë më shumë në krahasim me herave të tjera. Ky libër tregon se çfarë është integrimi evropian dhe çfarë ju pret kur të bëheni pjesë e tij”, u shpreh Radovan Vukadinoviç, autor i librit.

I ndarë në katër kapituj  libri flet për gjithë hitorinë e Unionit Evropian duke filluar nga përbërja e Evropës dhe deri tek situata aktuale e kontinentit të vjetër. Një nga recezentët e librit Ylber Sela tha se Evropa e tanishme është pro integrimit dhe bashkpunimit gjë e cila  i ndihmon edhe vendit tonë.

‘’Në atë kohë integrimi bëheshte nëpërmjet luftës, dhunës apo okupimit, kurse sot, Evropa është nje Evropë e madhe por nëpërmjet integrimit, bashkpunimit dhe paqes”, tha Ylber Sela, recezent.

I pranishëm ishte edhe ministri i arsimit në Maqedoni Pishtar Lutfiu që i dhuroi autorit një pikturë nga Shën Tereza, nuk mungonin edhe profesorë universitar, diplomat dhe akademik në vend. Ky libër u promovua në kuadër të ‘’Javës Evropiane’’ ku për çdo vit publikohet një libër nga fusha e integrimeve evropiane.

Gazetar: Ardi Zhuta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU