ZGJEDHJA E KRYETARIT TË KUVENDIT, HAP RRUGËN E VAZHDIMIT TË PROCESEVE EUROATLANTIKE

792
0
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Arbër Ademi thotë se me Zgjedhje e kryetarit të ri të Kuvendit, është bërë hap i madh drejt zgjedhjes së krizës në Maqedoni, dhe vazhdimit të proceseve euro integruese. Ai tha se kriza politike ka pasur efekte negative në dinamikën e realizimit të reformave që kanë të bëjnë me agjendën evropiane.

“Vetëm institucionet demokratike janë ato institucione të cilat mund ta dërgojnë vendin në drejtim të realizimit të reformave të thella, e që janë tëdomosdoshme që të kemi një shoqëri demokratike prosperuese”, u shpreh Arbër Ademi, Zëvendës kryeministër për çështje Evropiane.

Ambasadori Holandez në Maqedoni, UoterPlomp theksoi se BE dhe SHBA-të e kanë mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të ri dhe presin që të zgjedhet sa më shpejtë qeveri e re, e cila do të jetë e gatshme të realizojë reforma në vend.

“Edhe pse tani do të ketë një shumicë parlamentare e cila do të formojë qeverinë e re, do të mbetet e rëndësishme tëvazhdohet ndërtimi i urave ndërmjet të gjitha palëve, ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe ne mes të gjitha gjuhëve”, tha Uoter Plomp, Ambasador i Holandës.

Profesori universitar Ylber Sela theksoi se qeveria e re që do të formohet duhet të ketë bashkëpunim më të thellë me BE-në. Ai tha se faktori politik ndërkombëtar ishte vendimtar në zbutjen e tensioneve pas incidentit në kuvend të enjten e kaluar.

“Fjalori politik i diplomatëve të huaj, sidomos ambasadës së SHBA-ve, dhe vendeve më tëfuqishme të Bashkimit Evropian, siç është Gjermania, Franca dhe i deleguari qëështë këtu, Zoti Zhbogar, normalisht që kanë bërë të veten, dhe pa ndihmën e tyre ndoshta situata do të dilte edhe më tej jashtë kontrollit”, tha Ylber Sela, profesor universitar.

Këto komente u dhanë me rastin e “Ditëve të Evropës”, manifestim që i kushtohet 9 majit- ditës së Evropës, e që organizohet tradicionalisht nga Instituti për studime politike dhe ndërkombëtare dhe komuna e çairit.

Gazetar: Bajram Memeti

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU