PARKU ARKEOLOGJIK I APOLONISË, SKENË FESTE NË 1 MAJ

947
0
SHPËRNDAJE

Thesaret e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, janë të hapura për publikun

Natyra e mrekullueshme e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, ndërthurur me larmi aktivitetesh artistike e argëtuese do të krijojnë një atmosferë të papërsëritshme në 1 Maj.

Bashkia Fier është angazhuar për organizimin e një tjetër aktiviteti madhështor këtë herë me rastin e festës së 1 Majit.

Parku Arkeologjik i Apolonisë, i shpallur Monument Kulture nga viti 1948 është një nga parqet më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe ata shqiptarë, si një ndër atraksionet turistike më të vizituara në vendin tonë.

Thesaret e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, janë tashmë të hapura për publikun, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 viteve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur.

Ky restaurim përfshiu monumentet brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe hapësirat panoramike përreth zonës së Parkut.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU