URBAN FEST NË SHKUP, “STATUJA TË GJALLA” DHE SHUMË MUZIKË NË KRYEQYTET

871
0
SHPËRNDAJE

 

Njerëz-skulptura nga e gjithë Evropa dhe shumë muzikë janë përmbajtjet e festivalit “Urban Fest”, që paraqet një manifestim të ri zbavitës për Shkupjanët.

 

“Sinqerisht shpresoj se nga sot kjo do të bëhet traditë. Kuptohet se do t ia dalim që në një farë mënyre edhe këtu në Maqedoni ta sjellim artin botëror. Sot premtojmë argëtim të shkëlqyeshëm, ndërsa kemi edhe shumë mysafirë nga Evropa”, tha Nora Shaqiri, organizatore.

Marko dhe Sashka nga Novi Sadi tashmë 11 vjet merren me art të rrugës. Marko gjashtë vite me radhë vjen në Shkup, por për herë të dyt[ si “skulpturë e gjallë”.

“Njerëzit reagojnë mirë në festivale të këtilla, veçanërisht fëmijët. U duke interesant ajo që nuk lëvizi një kohë të gjatë, nuk kuptojnë se jemi njerëz”, u shpreh Marko nga Novi Sadi.

Urban fest në një farë mënyre është “evropianizim” i kulturës së rrugës. Muzikant dhe njerëz-skulptura mund të shihen shpesh në kryeqytetet evropiane, por për shkupjanët këtë gjë nuk e shohin çdo ditë. Në dy ditët e ardhshme qytetarët do të kenë mundësi të relaksohen nga ngjarjet e tensionuara politike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU