(VIDEO) HULUMTIM PËR MIGRIMIN E TË RINJVE, ATA NUK SHOHIN PERSPEKTIVË NË MAQEDONI

544
0
SHPËRNDAJE

Shërbimi i keq institucioneve publike ndaj qytetarëve është një prej shkaqeve që të rinjtë ikin nga Maqedonia. Këtë e thotë hulumtimi i Samet Shabanit nga organizata për hulumtim “Analitika tink tenk”. Ai ka anketuar 384 persona të cilët janë larguar nga vendi. 85% prej tyre janë shprehur se pakënaqësia e punës së institucioneve në vend ndikuar që ata të migrojnë.

“Është parë se rinia e migruar nuk është e kënaqur me shërbimet që marrin nga institucionet publike. Gjithë kjo reflekton në gjendjen alarmante të administratës publike që kohët e fundit është kritikuar nga faktori ndërkombëtar sepse problemi kryesor është në politizimin e saj, dhe gjithë kjo situatë ka ndikuar fenomenin e migrimit tek të rinjtë“, tha Samet Shabani, hulumtues “Analitika tink tenk”.

Edhe studentët mendjen e kanë jashtë Maqedonisë. Sipas një hulumtimi tjetër në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” studentët janë të pakënaqur pasi ata nuk shpërblehen gjatë kryerjes së praktikës. Hulumtuesja Dea Zdravkovska thotë se studentët  nuk janë të motivuar që të kryejnë praktikën studentore.

“Rekomandimet janë se fakultetet duhet që më aktiv, të angazhohen për ti përmirësuar aktet të brendshme të tyre, por edhe ti motivojnë studentët që duhet të realizojnë praktikën studentore. Normal ajo duhet të jetë e mbështetur financiarisht”, tha ajo.

Në kuadër të projektit “Ndërtimi i brezit të ardhshëm për lider të rinj” i mbështetur nga Forumi Arsimor Rinor dhe Instituti për politikë Evropiane, është bërë hulumtim edhe për papunësinë e të rinjve. Në Maqedoni shkalla e papunësisë e të rinjve është 48%, që paraqet dallim të lartë në krahasim me mesataren në Evropë e cila është 9.5%.

Përgatiti: Miradie Hasani

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU