(VIDEO) SUNDIMI I SË DREJTËS ME NOTË TË KEQE – GJYSMA E QYTETARËVE MENDOJNË SE GJYQËSIA S’ËSHTË NË RREGULL

580
0
SHPËRNDAJE

Tetë nga dhjetë të anketuar mendojnë se reformat në gjyqësi janë një parakusht i rëndësishëm për pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Simonida Kacarska, drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane, si dhe e projektit Rrjeti 23+, i cili i referohet aplikimit të standardeve evropiane në gjyqësor për anëtarësim eventual në BE, thotë se  80 % nga të anketuarit mendojnë se kjo është një temë shumë e rëndësishme për anëtarësim në BE.

“Probleme në zbatimin e Rrjetit 23 do të ketë, ky është kapitulli kryesor të cilin e ka vendosur Unioni Evropian që në qasjen e saj në vitin 2010 për anëtarësimin. 50% nga qytetarët mendojnë se sistemi i drejtësisë nuk është i përgatitur për që të  kyçemi në BE, do të thotë kemi një pasqyrë mjaft reale, megjithatë vlerësojnë se reformat e qeverisë gjithashtu janë prioritet, që do të thotë se ka vend për punë dhe duhet të punojmë për tu përmirësuar në atë sferë”, tha ajo.

Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, një organizatë e cila gjithashtu është e kyçur në hulumtim, por në pjesën për të drejtat e njeriut në vend, tha se mendimi i të anketuarve është i ndarë. Domethënë 34 % janë përgjigjur se situata në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut në Maqedoni është e keqe,  ndërsa 30% mendojnë ndryshe- se është e mirë.

“Në pyetjen e dhënë që sipas rëndësisë ti definojnë të drejtat ,ata i kanë vendosur lirinë e shprehjes, lirinë e organizimit dhe gjykimin e drejtë. Unë besoj se kjo është për shkak të krizës politike dhe Revolucionit laraman, sepse është përmendur edhe liria për organizim”, u shpreh ajo.

Anketa ka treguar besueshmëri të madhe tek qytetarët, në fakt 65% e pjesëmarrësve vlerësojnë se organizatat qytetare me propozimet e tyre duhet të kontribuojnë në reformat për pranim në BE. Hulumtimi është bërë në fillim të këtij viti, dhe përmes linjës telefonike janë anketuar 1200 qytetarë. Për  fillimin e negociatave mes Maqedonisë dhe BE,  kryesisht përmes kapitujve 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor është diskutuar pas vizitave të fundit të zyrtarëve të lartë nga Brukseli në Maqedoni, të cilët sugjeruan zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe Qeverisë, pas zgjedhjeve të mbajtura në dhjetorin e kaluar.

Përgatiti: Miradie Hasani

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU