PROTESTA E FËMIJËVE ME NEVOJA SPECIFIKE, DITA E DYTË, TAKIMI ME PËRFAQËSUESIT U DHA SHPRESË

578
0
SHPËRNDAJE

Takimi i sotëm i cili u realizua ndërmjet deputetëve të Kuvendit dhe të shoqatave të prindërve të fëmijëve me pengesa gjatë zhvillimit, solli pritje pozitive dhe lumturi mes tyre. Iniciativa e tyre dha rezultat dhe pritje të ndryshime që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes së fëmijëve të tyre.

“Kjo duhet të bëhet në ndonjë prej ministrive përkatëse, në një institucion ose sektor, që në të ardhmen do t’i mbledhë të gjitha kërkesat dhe do të monitorojë përgjegjësitë për të gjitha personat me pengesa gjatë zhvillimit. Ky nuk do të jetë takimi ynë i vetëm. Do të mbajmë takime së paku një herë në muaj”, tha Aleksandar Petrovski, Kryetar i shoqatës “RRITJE”.

Përveç takimit me VMRO, përfaqësuesit e  LSDM-së, sot i kanë vizituar prindërit dhe fëmijët e tyre në parkun “Gruaja Luftëtare”. Frosina Remenski nga LSDM-ja theksoi se në programin e qeverisë së re, qëllimi kryesor është zgjidhje e problemit të këtillë.

“Grupi i deputetëve të LSDM-së dhe të koalicionit, të cilët e përfaqësojnë shumicën parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot doli me masa dhe propozime konkrete, të cilët janë prioritet në programin e qeverisjes së re të Republikës së Maqedonisë”, tha Frosina Remenski.

Prindërit së bashku me fëmijët e tyre do të mbeten para Kuvendit edhe gjatë kësaj nate, ndërsa nesër deri në orën 15 do të largohen nga parku.

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU