SINDIKATA E DIPLOMATËVE, TODOROVSKI: MPJ PUNËSON KUADRO PARTIAKE

569
0
SHPËRNDAJE

Sindikata e diplomatëve ka hedhur dyshime se Ministria e Jashtme me sistematizimin e ri të diplomatëve nëpër ambasada dhe konsullata përpiqet të punësojë kuadro partiakë edhe atë në mënyrë jo transparente.  Sipas kryetarit të sindikatës, Sashko Todorovski, 20 konkurset e brendshme në Ministrinë e Jashtme shpallen në kulmin e krizës politike, në kohën kur institucionet janë të bllokuara plotësisht, pa e njoftuar fare sindikatën për një hap të tillë, ai gjithashtu shtoi se konkurset e brendshme vendosen sipas lidhjeve partiake. Ai tha se ne veçanti e shqetësojnë punësimet në katër vendet kyçe, Londër, Paris, Uashington dhe misionin e NATO-s në Bruksel, edhe pse atje për momentin kemi njerëz të mjaftueshëm. Nga Ministria e Jashtme reaguan se konkurset e brendshme janë në përputhje me ligjin, pra se udhëzimet në përfaqësitë diplomatike- konsullore realizohen sipas kornizës relevante ligjore. E njëjta përfshinë ligjin për punë të jashtme, dispozitat në Rregulloren për udhëzim dhe të gjitha aktet e tjera relevante nënligjore.

“Një hap i tillë është në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm të Komisionit  të Anti-Korupcionit se që nga dita e marrjes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve e deri te formimi i qeverisë ekziston “ pengesë ligjore që të bëhet vendosja dhe avancimi i personave të punësuar në administratën shtetërore”, tha Sashko Todorovski, Kryetar I SSHD.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU