PAS ZJARRIT NË SHUTO ORIZAR, KATËR FAMILJET ROME NDIHMOHEN ME 4000 EURO

203
0
SHPËRNDAJE

Pas dy javësh nga zjarri dhe qëndrimi i tyre në qell të hapur, katër familjet rome nga Shuto Orizare, morën nga 1000 euro si ndihmë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga Komuna Shuto Orizare.  Hasip Osmani, thotë se me këto para do të rinovojë shtëpi e tyre edhe pse tha se kanë nevojë për ndihmë shumë më të madhe.

“Sa më shpejtë pasi ne jemi me fëmijët jashtë. Edhe pas një jave ku bënë 10 ditë edhe ku po bie shi dhe ftohtë i madh. Të bëhet diçka fëmijët nuk kanë ku të flejnë dhe të hanë. I faleminderit të gjithë që ndihmuan por edhe TV tuaj”, tha Hasip Osmani, Kryefamiljari nga Shuto Orizare.

Ministri i punës dhe politikës sociale Ibrahim Ibrahimi, premtoj se nga dita e hëne do të fillohen të rinovohen shtëpitë e familjarëve që u dogjën nga zjarri.

“Në bazë të mundësisë që e parasheh ligji, 30 mijë denarë për cdo familje. Që do të thotë 4 familje nga 30 mijë denarë nga ministria e punës dhe politikës sociale edhe nga komuna do të marrin nga 30 mijë denarë, do të thotë kjo është ndihma fillestare”, u shpreh Ibrahim Ibrahimi, Ministër i punës dhe politikës sociale.

Për dhurimin e ndihmave kishin ardhur edhe kryqi i kuq dhe organizata humanitare “Kalliri Mirësisë”.  Para dy javësh, zjarri përfshiu 4 familjet rome në Shuto Orizare, ku i la pa kulm mbi kokë. Shkaku i shpërthimit të zjarrit erdhi nga instalimi i vjetër i rrymës.

 

Përgatiti: Zimer Jashari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU