TRAJANOVSKI PREMTIME PËR PARKUN E LODRAVE, INVESTITORËT HOQËN DORË PËR SHKAQE EKONOMIKE

504
0
SHPËRNDAJE

Kryetar i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski pas dy viteve, përsëri e promovoi projektin për ndërtimin e parkut të ri të lodrave. Edhe pse parku duhej të jetë i përfunduar deri në vitin 2018, megjithatë punët ndërtimore ende nuk kanë filluar.

Projekti u promovua edhe në vitin 2015, ndërsa ju thatë se renovimi dhe ndërtimi i tij do të fillonte në vitin 2016. Për çfarë arsye u shty projekti?

“Tentuam që projektin ta realizojmë përmes një partneriteti publiko-privat. U paraqitën disa firma, megjithatë, për arsye ekonomike, ata në fund hoqën dorë. Kështu që, në fund ne vendosëm që projektin ta realizojë vetë Qyteti i Shkupit”, tha Koce Trajanovski, Kryetar i qytetit të Shkupit.

Faza e parë e ndërtimit të parkut të lodrave, siç mund të vërehet edhe nga pamjet, filloi me prerjen e gjelbërimit, gjegjësisht të drunjve.

Trajanovski gjithashtu theksoi se diskotekat që ndodhen në park do të punojnë edhe këtë vit, por më pas këto do të duhet të kërkojnë lokacione tjera.

Për ndërtimin e parkut të ri të lodrave, Qyteti i Shkupit brenda një periudhë prej disa viteve do të shpenzojë rreth 6.5 milionë euro. Në park do të ketë lloje të ndryshme të luhatëseve për fëmijë, topoganë dhe lloje tjera të ngjashme me përmbajtje zbavitëse- rekreative. Parku zbavitës nuk është rinovuar për 44 vjet, gjegjësisht prej kohës kur ai është ndërtuar në vitin 1973.

Përgatiti: Arbana Qerimi

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU