ASGJËSOHET NJË PJESË E HISTORISË SË SHKUPIT, U DOGJ ISH-INSTITUTI I URBANIZIMIT

532
0
SHPËRNDAJE

Për më shumë se dy orë në zjarrin e madh i cili i kaploi barakat, në histori kaluan edhe dokumente të rëndësishme në lidhje me qytetin e Shkupit. Zjarrëfikësit tentonin të shpëtonin diçka, por nuk arritën. Gjithçka që ata kishin mundësi të bëjnë ishte ajo që e evakuuan zonën dhe lokalizuan flakët dhe nuk lejuan që zjarri të përhapet edhe më shumë e të arrijë deri tek një  një stacion i  vogël gazi  i cili gjendej aty afër me të cilin furnizohet shkolla e mesme “Zdravko Cvetkovski” .

Nga Komuna e Karposhit thonë se do të insistojnë që të bëhen hetime të hollësishme, pasi që sipas tyre është e dyshimtë ajo se spe zjarri është përhapur aq shpejtë. Prej atje vëertetojnë se është shkatërruar një pjesë e madhe e dokumenteve historike të cilat janë të rëndësishme për qytetin tonë.

“Komuna e Karposhit shpreh keqardhje për zjarri i cili sot ndodhi në teritorin e tyre, në të cilin u dogj ish-instituti i urbanizimit . Me këtë zhduket një pjesë e historisë se Qytetit të Shkupit, maketa të objekteve të rëndësishme, projekte dhe plane urbanistike. Simptomatike është ajo që zjarri është përhapur shumë shpejtë, dhe për këtë Komuna e Karposhit kërkon që  Ministria për punë të brendshme – zyra për mbrojtje nga zjarret të bëjë hetim të plotë për arsyet e zjarrit”, nga Komuna e Karposhit.

Një nxënës nga shkolla e gjeodezike ‘’Zdravko Cfetovski’’ që ndodhet aty pranë tha se flakët filluan të dalin nga dritaret ndërsa nxënësit u larguan menjëherë nga shkolla.

“Ndodhi gjatë orëve kur kishim pushim, kur u kthyem nga barakat pamë që dilte tym, nxituam për të parë çfarë bëhet, pamë që diçka po digjeshte dhe lajmëruam menjëherë në 193”, tha një dëshmitar.

Nga vendi i ngjarjes nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale nga zyrat që u përfshinë në flakë . Edhe nga ekipi i zjarrfikësve nuk pati të lënduar, sipas kreut të tyre  u aktivizuan mbi 15 mjete zjarrfikëse, mjete nga higjiena komunale dhe ujësjellësi i qytetit të Shkupit.

“Kur arritëm në vendin e ngjarjes, tre prej barakave ishin shkatërruar, ndërkohë që gjithë forcat u përqendruan për të shpëtuar barakat tjera të cilat janë të ngjitura me njëra-tjetrën. Menjëherë u intervenua me rreth 15 mjete zjarrfikëse dhe me mbi 40 punëtorë”, u shpreh Zvonko Tomevski, Komandat i zjarrfikësve.

Pas dy orëve, zjarrfikësit arritën të shuajnë flakët ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë filluar hetimet dhe po punojnë për të zbuluar ngjarjen.

Përgatiti: Ardi Zhuta

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU