6 FATKEQËSI KOMUNIKACIONI NË 24 ORËT E FUNDIT NË SHKUP

446
0
SHPËRNDAJE

Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsejti gjashtë fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë prej tyre është shkaktuar dëm material.

Gjatë ditës së djeshme policia ndërmori masa ndëshkuese për shkak të kundërvajtjeve tek dy vozitës të cilët kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni, tre vozitës të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe 15 vozitës të cilët kanë vozitur pa patent shofer, përkatësisht pa regjistrim. Janë hasur edhe 59 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 78 automjete.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU