SULM NË PARIS, VRITET NJË POLIC, SULMUESI QËLLOHET PËR VDEKJE

565
0
SHPËRNDAJE

Një efektiv policie është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një sulm në qendër të Parisit, njoftoi policia franceze. Raportohet se agresori që ka hapur zjarr ndaj tyre është qëlluar për vdekje. Sulmi ka ndodhur në kuartin më luksoz të Parisit “Champs Elysees”, ku pas ngjarjes i njëjti është mbyllur.

Sulmi ndodh pak ditë përpara se Franca të shkojë në votime në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat mbahen të dielën. Pavarësisht motiveve të sulmit, ende të pa identifikuara, lufta kundër Shtetit Islamik është një ndër çështjet më të diskutuara nga të gjitha palët garuese në zgjedhje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU