MOGERINI: BE-ja DHE KINA KANË PËRGJEGJËSI PËR QETËSIM TË SITUATËS NË GADISHULLIN KOREAN

470
0
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini sot shprehi shqetësim për shkak të tensioneve të rritura rreth programit bërthamor të Koresë Veriore, duke shtuar se BE-ja dhe Kina kanë përgjegjësi të njëjtë për qetësim të situatës në Gadishullin korean.

Sipas saj, përgjegjësia i dedikohet detyrimit të Phenianit që t’i përmbushë obligimet e tij ndërkombëtare dhe sërish të fillojë të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare dhe të punojë në “denuklearizim” të Gadishullit korean.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm se kriza me Korenë Veriore do të shkaktojë kundërshtim global në qëndrime”, theksoi Mogerini.

Ajo theksoi se Kina ndodhet në një rajon në të cilin ekziston rrezik nga luftë bërthamore dhe për këtë arsye është i rëndësishëm veprimi i përbashkët, me qëllim që të pengohet keqësimi i situatës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU