(VIDEO) CLICK PLUS: REFERENDUMI NË TURQI A PREK MARRËDHËNIET TURQI-MAQEDONI

330
0
SHPËRNDAJE

Sipas kryetarit të partisë së Turqve, Erduan Saraç, Turqia është mik i madh i shqiptarëve dhe ndryshimet e kushtetutës nuk do të ndryshojnë këtë gjë, theksoi Kryetari i Lëvizjes e Unitetit Kombëtar të Turqve, Erdogan Saraç, në emisionin e mbrëmshëm Klik Plus. Saraç theksoi se do të kalojnë edhe dy vite deri të hyjë ky ndryshim në fuqi.

“Këtu nuk ka dyshim që me ndryshime të kësaj natyre të kushtetutës do të rrezikohen disa qëndrime të kësaj sfere.  Ai edhe më tej vazhdon të mbetet mik besnik dhe i dëshmuar historikisht ndaj shqiptarëve”, tha ai. 

Por analisti politik Ramadan Ramadani, beson se Maqedonia do të përfitonte më shumë nga një Turqi demokratike. Sipas tij  sa më demokratike të bëhet Turqia, aq më mirë do të bëhet për Maqedoninë.

“Nëse Turqia do bëhej shtet më demokratik, më funksional me demokraci më funksionale, atëherë sigurisht edhe për neve do ishte më mirë. Nëse do të ndodhte e kundërta, atëherë sigurisht që Turqia do të ishte më pak e vlefshme si Turqi”, tha Ramadani.

E njohësi tjetër i çështjeve politike, Muhamed Halili, theksoi se Maqedonia duhet të mbajë marrëdhënie të mira me Turqinë.  Sipas tij, Shqiptarët edhe pse janë pro-evropian, ata me Turqinë lidhen historikisht.

 

“Është një  ndër shtetet që e para e ka pranuar pavarsinë. Shqiptarët historikisht janë pro evropiian. Me Nolin, me Faik Konicën me të gjithë, por ne kemi hisen tonë në ndërtimin e perandorisë dhe kulturës osmane dhe turke. Sami Frashërin e kemi hartuesin e enciklopedisë më të madhe turke. Ismail Qemajlin kemi pasur deputet në parlamentin turk”, u shpreh Halili 

Për Ajledin Demirin, stabiliteti i Turqisë është i rëndësishëm për stabilitetin e vendeve tona.

“Në raport ne me shqiptarët është shtet shumë i rëndësishëm. Aty nuk kemi asnjë dilemë. Rëndësia është në një nivel më të lartë. Kur Turqia është shtet stabil rrezaton me stabilitet edhe në vendet tona”, tha ai.

Të gjithë mysafirët ishin të pajtimit që Turqia është aleatë dhe mik i Maqedonisë dhe shqiptarëve dhe ky referendum nuk do të ndikojë në ndryshimin e relacioneve mes këtyre shteteve.

Përgatiti: Bajram Memeti

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU