(VIDEO) A KA KORRUPSION NËPËR KOMUNA? – TRAJANOVSKI S’KA NJOHURI, RAPORTET E HUAJA ALARMOJNË

440
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe kryetar i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski nuk ka njohur se a ka korrupsion nëpër komuna dhe se janë ndërmarrë masa për parandalimin dhe prevenimin e kësaj dukurie.

“Unë nuk kam njohuri, si kryetar i Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale nuk kam asnjëfarë lloj njohurie në lidhje me këtë”, tha ai.

Për luftën kundër korrupsionit u promovua një udhëzues për ndalimin e korrupsionit në administratën lokale. Ky udhëzues, sipas Trajanovskit do të jetë mjet shërbeys për gjithë komunat për tu ballafaquar me dukurinë e korrupsionit.

Edhe Jasna Orovçanec, autore e udhëzuesit e thotë rëndësinë e tij.

“Udhëzuesi është përgatitur me qëllim që të shërben si mjet i dobishëm për të gjithë të punësuarit në vetëqeverisjen lokale me qëllim të njoftimit dhe për ta luftuar korrupsionin”, u shpreh ajo.

Por nga ana tjetër, organizatat ndërkombëtare alarmojnë për praninë e korrupsionit në institucionet e vendit.  Në raportin e “Freedom House” të publikuar dy javë më parë, Maqedonia mori njërin nga raportet më negative sa i takon shkallës së demokracisë, në të cilën theks të veçantë kishte edhe korrupsioni. Sipas vlerësimit me notat nga 1 deri në 7, korrupsioni dhe gjyqësori  është vlerësuar me notën negative 4.75, ndërsa puna e autoriteteve lokale me notën 4. Udhëzuesi për parandalimin e korrupsionit në administratën lokale është përgatitur  nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Shoqata e juristëve të rinj në bashkëpunim me Ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës.

Përgatiti: Armend Murseli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU