HISTORIA E EMRIT TË FILMIT “THE FAST AND THE FURIOUS “

413
0
SHPËRNDAJE

“Fast and Furious” është një prej sagave më të ndjekura të filmave në botë, por 46 vjet përpara se ky film “të vinte në jetë”, ka qenë një tjetër film që mbante të njëjtin titull.

Fjala është për një film të kategorisë B, të xhiruar në vitin 1955 me producent Roger Corman. Ai ka rrëfyer se si ka ndodhur marrëveshja për shfrytëzimin e titullit të atij filmi.

Corman tregon se “Universal” i kërkoi të drejtën e emrit të filmit, kundrejt një shume parash dhe ai pranoi.

“Ata thanë se mund ta merrnin titullin ‘The Fast and the Furious’ dhe ai mund t’i padiste. Sipas “Universal”, shanset që unë të humbisja në atë betejë ishin të mëdha e do të bëhej një rrëmujë e madhe mediatike, ndaj ata vendosën të më jepnin një shumë parash kundrejt blerjes së titullit. Unë pranova”, ka treguar Corman.

Deri më tani janë xhiruar tetë filma që nga filmi i parë i vitit 2001, ndërsa “The Fate of the Furious” i shfaqur premierë në javë që lamë pas, ka vënë rekord global përfitimesh prej 532.5 milionë dollarë në debutimin e tij./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU