‘’FAST AND FURIOUS 8’’ NË SHKUP, MAKINAT E NGJAJSHME NË FILM PJESË E PROMOVIMIT

944
0
SHPËRNDAJE

Kjo është një nga makinat që drejtohet nga aktorët e filmit ‘’Fast and Furious 8’’ e cila u shfaq në Shkup në promovimin e pjesës më të fundit. Pavarësisht se në kryeqytet nuk ishte i pranishëm kasti i aktorëve, organizatorët ishin munduar të sjellin makinat e ngjajshme që janë pjesë e filmit duke surprizuar publikun.
“Ky tank që shikoni prapa meje është një ndër automjetet që është përdorur në filmin më të fundit të ‘’Fast and Furious’’ ndërkohë që gjithë adhuruesit e këtij filmi kanë mundësi që ta shikojnë nga afër”

Fansat e këtij filmi në vendin tonë përfituan nga rasti që t’i shikojnë makinat që janë përdorur në film duke realizuar fotografi me to ndërsa më pas ndoqën edhe filmin në një nga sallat e kinemasë.

Pjesa e fundit e filmit ‘’Fast and Furious 8’’ e quajtur ‘’Fate and the Furious’’ kishte premierën e saj botërore në Berlin në fillim të muajit prill. Kompania Ëarner Bross, prodhuese e këtij filmi ka caktuar data premierash ne 64 vende të botës dhe deri më tani filmi ka grumbulluar 240.4 dollarë.

Përgatiti: Ardi Zhuta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU