DEBATI NË “CLICK PLUS”: KUSH PREJ KUJT NDJEHET I RREZIKUAR?

194
0
SHPËRNDAJE

Nëse dikush është kundër pushtetit aktual, kjo nuk do të thotë se ai është edhe kundër shtetit, deklaroi mbrëmë në emisionin debativ Klik Plus aktori Edin Jakupoviq.

 

“Unë nuk mund të flas kundër këtij shteti. Unë nga ky shtet ha bukë. Sido që të jetë ky shtet, unë nuk mund të flas kundër tij. Por unë nuk mund të pajtohem me këtë regjim. Kjo është diktaturë”, u shpreh Edin Jakupoviq, aktor.

Analisti politik Mitko Jovanov konsideron se Maqedonisë i nevojitet një debat serioz që të dihet njëherë e mirë se a rrezikohen dhe në çfarë mënyre të drejtat e shqiptarëve, turqve, romëve e kështu me radhë.

 

“Jam i lumtur që e kaluam periudhën e viteve ’90. Sa i takon Marrëveshjes së Ohrit, e cila është nënshkruar dhe e garantuar edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mendoj se duhet të analizojmë se çfarë nuk është implementuar nga kjo marrëveshje. Ta vendosim atë në tryezë dhe ta zgjidhim në institucione”, tha Mitko Jovanov, analist.

Aktori Ylber Murtezi shprehet i befasuar nga fakti se disa artistë – kolegë të tij – ndryshe flasin në tavolinë e ndryshe në protesta.

“Unë jam i sigurt se askush nga këta që dalin në protesta, “Të palëkundshmit” apo si thirren, pra asnjëri prej tyre, fare nuk e ka lexuar platformën”, tha Ylber Murtezi, aktor.

Të ftuarit në Klik Plus u pajtuan se ka ardhur koha që interesat shtetërorë të ndahen nga interesat privatë dhe se qytetarët duhet të orientohen drejt ideve të reja dhe si t’i realizojnë të njëjtat.

Përgatiti: Iskra Opetçeska

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU