PAS REFERENDUMIT, TURQIA DO T’I RISHQYRTOJË MARRËDHËNIET ME EVROPËN

490
0
SHPËRNDAJE

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se së bashku me përfaqësues të Qeverisë do t’i shqyrtojnë marrëdhëniet e Turqisë me Evropën menjëherë pas referendumit për autorizime më të zgjeruara të presidentit .

Ai për televizionin nacional TRT theksoi se vendi kandidat për anëtarësim në BE është detyruar të presë pa bazë. “Turqia nuk është kurban i tyre. Të gjithë do ta mësojnë se ku e kanë vendin”, theksoi Erogan. Gjatë fushatës para mbajtjes së referendumit, ai disa liderë evropianë i quajti “fashistë” dhe i akuzoi se sillen si “nazistë”.

Ministri turk i Eurointegrimeve, Jomer Çelik dje, gjithashtu, propozoi pas referendumit të organizohet takim i nivelit të lartë midis Turqisë dhe BE-së, me qëllim që të shqyrtohet e ardhmja e marrëdhënieve midis tyre. Anketat tregojnë se në referendumin e nesërm në mënyrë pozitive do të prononcohen rreth 55 për qind e votuesve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU