DEBATI “CLICK PLUS” – “LUFTË” KUNDËR DEMOKRACISË LIBERALE

589
0
SHPËRNDAJE

Bashkësia ndërkombëtare, sidomos Bashkimi Evropian kanë përgjegjësi për ngjarjet aktuale në Maqedoni, nënvizuan pjesëmarrësit në emisionin e mbrëmshëm debativ, Klik Plus. Analisti Anastas Vangeli thotë se kohë më parë, Bashkimi Evropian e kishte mbrojtur Nikolla Gruevskin për shkak të interesave të caktuara ekonomike. Sipas tij, kriza politike nuk do të zgjidhet derisa nuk ndërmerren masa të tjera.

“Ose zgjedhje të reja, ose një koalicion i gjerë, ose BDI të japë premtim të fortë dhe të konstituohet shumica e re parlamentare”, Anastas Vangeli, Analist.

Njohësja e zhvillimeve politike, Kristina Dimovska thekson se faktori ndërkombëtar gjithnjë ka pasur rol të rëndësishëm në Maqedoni.  Sipas saj, historia ka treguar se për zgjidhje të problemeve të brendshme politike në vend, thuajse çdo herë nevojitej ndërhyrje nga një faktor i huaj.

“Tek ne, faktori i jashtëm çdo herë ka pasur rol kyç për zgjidhjen e konflikteve. Patjetër duhet të pranojmë se kjo është për shkak se ne nuk kemi vullnet për t’u ballafaquar me krizën. Imagjinoni nëse nuk e kishim ndërhyrjen e faktorit të huaj në momente të caktuara, do të kishim situatë kur asgjë nuk po ndodh”, tha Kristina Dimovska, Analiste.

Të dytë bashkëbiseduesit në emisionin Klik Plus u pajtuan se kriza politike nuk është në interes të shtetit.

Përgatiti: Edin Rastoder

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU